Dy ditë pasi kryeministri Edi Rama i dorëzoi Presidentit dorëheqjen e kryetarit të SHISH Visho Ajazi, Ilir Meta ka publikuar dekretin për largimin nga detyra. Edhe pse në fakt dekreti mban datën 30 tetor, presidenti ka zgjedhur që ta bëjë publik dy ditë pas hedhjes së firmës.
Ndërkohë kryeministri Rama , gjatë takimit 30 minutësh që pati me presidentin i ka përcjellë dhe emrin e drejtuesit të ri të SHISH, i cili në fakt ka qenë zëvendësi i Visho Ajazit, Helidon Brendo. Por kreu i shtetit ende nuk ka publikuar dekretin për propozimin e kryeministrit.