INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Meta dhe Vasili njëzëri: Vettingu nis nga Rama, ja pse refuzuam ta votonim reformën në drejtësi

Meta dhe Vasili njëzëri: Vettingu nis nga Rama, ja pse refuzuam ta votonim reformën në drejtësi

Publikuar më: 18:44 20-06-2017

Nga qyteti i Kavajës, presidenti i zgjedhur, Ilir Meta, ftoi të gjithë qytetarët të votojnë LSI-në si dhe kandidatin e saj për kryetar bashkie, Maksim Kona. Meta tha se në datën 25 qershor në Kavajë do fillojë Vettingu, por ky veting më parë do jetë për kryeministrin Edi Rama.

Meta tha se e vetmja marrëveshje e LSI-së është ajo që do bëhet në dritë dhe me qytetarët e shqipërisë.

Pjesë nga fjala e Metës:

Në 25 qershor Kavaja do të fillojë Vettingun, ndaj atyre që ia nxinë faqen Kavajës.

Në rradhë të parë Vetingu do të jetë për faqeziun që mbuloi gjithë Shqipërinë me drogë. Për atë që ka frikë nga zgjedhjet e lira. Për atë që i intereson vetëm tepsia dhe kusia e tij. Për atë të cilën i bën thirrje policisë së shtetit që të heqë kapelen pas orës 4 dhe të mbledhë vota për “Rilindjen” e tij.

Edhe 5 ditë dhe oligarkët, ata që marrin vendime pas shpinës së qytetarëve shqiptarë, ata që marrin koncesionet dhe nuk japin asnjëherë llogari, do të ikin njëherë e përgjithmonë në opozitë.

Ne do bëjmë një marrëveshje në dritë, me të gjithë shqiptarët në 25 qershor. Ne do ia heqim Shqipërinë oligarkisë dhe bandave e do ia japim rinisë. Do t’i çlirojmë dhe Edin e Lulushin nga oligarkia.

Në këtë takim elektoral në Kavajë ishte edhe kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim,

Në fjalën e tij Vasili akuzoi Ramën si kryegënjeshtar si dhe sqaroi të vërtetën sipas tij të arsyes se pse LSI nuk votoi reformën në drejtësi të Ramës.

“Ne kemi një kryegënjeshtar që ka problemin me ne, sepse ne s’paskemi dashur reformën në drejtësi. Ne kemi dashur që reformën në Drejtësi ta votojnë 140 deputet. Ky gjobiti kë i doli përpara dhe donte të jepte me koncension edhe drejtësinë, por jo drejtësia është e popullit, jo e mashtruesit”, tha Vasili nga Kavaja.

Article Logic
Execution time: 0.0036828517913818