INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Meta flet nga SHBA për koalicionin: Jam gati të shkoj në grupin e PS dhe t’i sqaroj të gjitha

Meta flet nga SHBA për koalicionin: Jam gati të shkoj në grupin e PS dhe t’i sqaroj të gjitha

Publikuar më: 17:42 26-07-2016

Gjatë vizitës së tij në SHBA, ku ai po merr pjesë në konventën e demokratëve, kryetari i Kuvendit, Ilir Meta ka folur për “Zërin e Amerikës”. Në fjalën e tij Meta u shpreh se koalicioni i ka të gjithë mundësitë ta mbyllë këtë mandat dhe foli gjithashtu për miratimin e reformën në drejtësi, duke falenderuar edhe Bashën.

Ja fjalimi i plotë i kreut të Kuvendit, Meta:

“Qëndrimi im si kryetar i parlamentit ka qenë vetëm një, konsensus sipas Venecias dhe nëse opozita nuk do ta pranonte ne do të votonim edhe pa opozitën.

Opozita kishte të drejtë për rekomandimin 88, u binda, pasi u takova me Bashën, qëndrimin u kanë shprehur edhe të huajve, pasi e kam konsultuar me ekspertët më të mirë në SHBA. Me ardhjen e Nuland dhe ndërhyrja e Hahn dhe ambasadorëve bënë të mundur një gjë që nuk ishte besuar.

Në rast se do miratohej pa konsensus unë sdo isha më kryetar Kuvendi. Shqipëria bën edhe pa Bashën, metën e Ramën. Shqipëria nuk bën dot hap para pa konsensus e bashkëpunim dhe dialog. Jam në kontakt me sekretaren e përgjithshme të kuvendit, ambasadoren e BE dhe besoj se kjo është e mundur që të enjten të mblidhet kuvendi për miratimin e 7 ligjeve që reforma të zbatohet.

Parlamenti do mblidhet në cdo moment që ne do ta vlerësojmë të rëndësishëm me gjithë aktorët për cështjen e reformës. I ftoj anëtarët e komisionit të posaçëm që të fillojë puna për të gjitha ligjet. Politikanët do të shkojnë e të përgjigjen para drejtësisë, kjo është e qartë.

Nuk bëhet reformë në drejtësi duke i thënë kundërshtarit që do shkosh në burg. Por politikanët duhet të thonë të parët se vetë do shkojnë në burg.

Nuk duhet të ngatërrojmë qëndrimet për reformën në drejtësi me qëndrimet e koalicionit. Unë dua ti siguroj gjithë socialistët se unë jam njeri që i qëndron fjalëve, marrëveshjeve. Politika jonë është e ngatërruar me thashetheme. Unë jam gati të shkoj në grupin parlamentar të PS që të sqarojmë për çështjet për përmirësimin e qeverisjes.

Nuk duhet të përziejmë asnjëherë çështjet e shtetit me çështjet politike.

 Unë besoj se koalicioni ka mundësitë që ta mbyllë këtë mandat, të përmbushë akoma më mirë pritshmëritë dhe jemi të angazhuar për këtë çështje dhe nuk i shoh këto dy çështje me njëra tjetrën sepse nuk duhet të deformojmë këtë reformë të arritur historike.

Fjalën që Basha më ka dhënë në takim për reformën, se në rast se 88 do plotësohej ai e PD do e mbështesnin reformën, ai e ka mbajtur plotësisht. Kjo është pozitive e duhet vlerësuar. Ai duhet të tregojë se është lidership i ri.”

Article Logic
Execution time: 0.0045950412750244