INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Meta flet pas mbledhjes së kryesisë, ja çfarë thotë për koalicionin, reformat dhe protestën

Meta flet pas mbledhjes së kryesisë, ja çfarë thotë për koalicionin, reformat dhe protestën

Publikuar më: 20:44 22-02-2017

Kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, ka folur për mediat pas mbledhes së kryesisë së LSI-së. Ai ka theksuar rëndësinë e zgjedhjeve të lira e të ndershme, si një nga faktorët kyç në integrimin europian të vendit si dhe dialogu mazhorancë-opozitë është e vetmja rrugë për zgjidhjen e probleme.

“Ne vazhdojmë me këtë koalicion, përmbushim të gjitha detyrimet dhe përgjegjësitë tona, dhe kjo është kryesore. Çdo ditë çdo javë që vjen të gjithë kemi përgjegjësi të mëdha për të përmbushur, do të bëjmë gjithçka për një klimë sa më konstruktive jo vetëm brenda koalicionit, pro brenda gjithë klimës politike në vend. Ne nuk bëjmë asnjë kalkulim numrash, aq më tepër të parakohshëm dhe të panevojshëm”, tha Meta.

I pyetur lidhur me qëndrimin e tij të shprehur më parë, se “Opozita ka Kuvendin, mazhoranca qeverinë”, Meta ritheksoi edhe njëherë rëndësinë e dialogut.

“Mendoj se dialogu është e vetmja rrugë për të zgjidhur çështjet që ngrihen. Kërkohen garanci lidhur me standardin e zgjedhjeve dhe duhet të punohet me reformën zgjedhore, që duhet ët kishte përfunduar prej kohësh. Asnjëherë nuk duhet hequr dorë nga dialogu, pasi është kyç për suksesin e reformave që kemi ndërmarrë. Kurorëzimi me sukses i zgjedhjeve është vendimtar për vitet që vijnë, por edhe më tepër se kaq”, tha Meta.

I pyetur për bojkotin e opozitës dhe ftesat drejtuar LSI, Meta tha se “Qëndrimi i LSI është mjaft i qartë, zgjedhjet e 18 qershorit janë vendimtare për të ardhmen europiane të Shqipërisë. Ato së bashku me zbatimin e reformës në drejtësi dhe fillimit të procesit të vettingut, janë kyçe, përfshirë edhe standardin e këtyre zgjedhjeve për çeljen e negociatave për anëtarësim. Janë të rëndësishme edhe për zbatimin me sukses të reformës në drejtësi”.

Në mbledhjen e sotme të LSI, u emëruan edhe krerët e komisioneve të partisë, të cilët do të fillojnë menjëherë punën, kur edhe pak muaj na ndajnë nga zgjedhjet e përgjithshme.

“Mbledhja ka qenë e qartë në përgatitjet e LSI për të tërhequr ekspertë më ë mirë brenda saj, por edhe nga grupet e interesit, dhe për të përmirësuar më mirë programin e saj, si dhe për të përgatitur programin e ardhshmen elektoral në funksion të zhvillimin e ekonomik dhe të punësimit”, tha Meta.

Article Logic
Execution time: 0.0034580230712891