INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Meta flet për herë të parë për qëndrimin e Monikës në ceremoninë e Presidentit: Nuk vihet kollaj në rresht

Meta flet për herë të parë për qëndrimin e Monikës në ceremoninë e Presidentit: Nuk vihet kollaj në rresht

Publikuar më: 20:29 24-07-2017

Pas gjithë habive për ‘mungesën’ e Monika Kryemadhit si bashkëshortja e Presidentit, ka ardhur edhe reagimi i parë Ilir Metës. 

lg.php.gif

lg.php.gif

Në një intervistë për “Top Story”, këtë herë nga zyra e tij në Presidencë, Meta ka pranuar se bashkëshortja e tij nuk vihet kollaj në rresht. Ai tha se Monika e ka bërë zgjedhjen e saj publike që në momentin që u zgjodh President.

lg.php.gif

“Mendoj se personi për të cilin ju flisni nuk vihet aq kollaj në rresht. Monika ka bërë zgjedhjen e saj publike që në momentin që una jam zgjedhur President, duke bërë të qartë se do ishte një politikane aktive dhe duke bërë të qartë se nuk do ishte Zonjë e Parë”, tha Kreu i Shtetit Ilir Meta.

Për më tepër ai e quajti këtë qëndrim të bashkëshortes së tij, kryetare e një partie opozitare tashmë si një mesazh të qartë se Presidenca nuk do të ndikohet nga askush.

“Pozicioni i saj dhe paraqitja e sotme janë një mesazh i qartë se Presidenti dhe Presidenca nuk do të ndikohet nga askush, a as për qëllime të caktuara politike”, theksoi Meta.

Article Logic
Execution time: 0.0038700103759766