INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Meta frenon kthimin e ligjeve të maxhorancës, i dekreton 3

Meta frenon kthimin e ligjeve të maxhorancës, i dekreton 3

Publikuar më: 11:13 27-07-2019

Presidenti Ilir Meta ka ‘frenuar’ kthimin e ligjeve të qeverisë në Kuvend për rishikim. Këtë të shtunë kreu i shtetit ka miratuar tre ligje dhe ka kthyer vetëm 1.

LIGJE TË MIRATUARA
1. Dekret me nr. 11238, datë 26.07.2019, “Për shpalljen e ligjit nr. 46/2019 “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 10 006, datë 23.10.2008, “Për mbrojtjen e faunës së egër”, të ndryshuar”

2. Dekret me nr. 11239, datë 26.07.2019, “Për shpalljen e ligjit nr. 49/2019 “Për ratifikimin e marrëveshjes së huas ndërmjet Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë, (huamarrësi), Fondit Shqiptar të Zhvillimit (agjencia e zbatimit të projektit), dhe KfË Frankfurt Am Main (KfË), për programin e furnizimit me ujë të zonave rurale IV”

3. Dekret me nr. 11240, datë 26.07.2019, “Për shpalljen e ligjit nr. 56/2019 “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9636, datë 6.11.2006, “Për mbrojtjen e shëndetit nga produktet e duhanit”, të ndryshuar”

LIGJ I KTHYER PËR RISHQYRTIM
Presidentit të Republikës në ushtrim të kompetencave të Tij, në mbështetje të nenit 85, pika 1 dhe 93 të Kushtetutës, me Dekretin nr. 11235, datë 23.07.2019, ka vendosur:
Kthimin për rishqyrtim në Kuvend të ligjit nr. 42/2019 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 107/2014 ‘Për planifikimin dhe zhvillimin e territorit’, të ndryshuar’”, me qëllim rishikimin dhe përmirësimin e nenit 8 të këtij ligji.

Sipas argumenteve të kreut të shtetit, ligji i kthyer ka nevojë të plotësohet dhe të jetë i qartë me qëllimin e shprehur. Në dekretin e kthyer thuhet se, “Ndryshimi i projektit gjatë zbatimit të tij sjell ndryshim të veprës që po ndërtohet, është e nevojshme që ligjbërësi në këto ndryshime ligjore, duhet të mbajë parasysh edhe rregullimin e procedurës së rishikimit të lejes së ndërtimit dhe projektit, me qëllim që ky proces të shoqërohet me pjesëmarrjen dhe shprehjen e vullnetit edhe të pronarit të pasurive pronë private, mbi të cilin ndërtohet vepra. Dispozitat ligjore dhe ndërhyrjet në legjislacion që kanë lidhje me të drejtën e pronësisë apo me të drejtat e tjera reale që lidhen me të, duhet të jenë të mirëmenduara, të qarta dhe të plota me qëllim që, aplikimi në praktikë të mos cenojë aspak dhe në asnjë rast këtë të drejtë”.

Article Logic
Execution time: 0.0040140151977539