INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Meta i kërkon Brukselit ti qartësojë penguesit e integrimit

Meta i kërkon Brukselit ti qartësojë penguesit e integrimit

Publikuar më: 13:07 16-09-2019

Presidenti Ilir Meta nuk pranon më hedhje të fajit tek tjetri për mos hapjen e negociatave, proces që sipas tij është vonuar prej antagonizmit politik. Presidenti Meta kërkon prej Brukeslit që kushtet e saj t’i adresojë tek secila palë politike dhe tek secili institucion që më pas të jetë e qartë se kush në të vërtetë i ka penguar negociatat. “Kërkesa ime për të gjithë aktorët dhe forcat politike është t'i kërkojnë BE, pavarësisht nga problemet e deritanishme, t'i thotë një PO çeljes së negociatave dhe nëse do të ketë kushte për çeljen e tyre, duhet të vendosin kusht për çdo institucion dhe çdo aktorë, përfshirë edhe presidentin e republikës në mënyrë që të gjithë të jenë të qartë se kush do të jetë një pengesë në të ardhmen për të vonuar këtë proces", deklaroi sot kreu i shtetit. 

Këtë mesazh të fortë Presidenti Meta e bëri pas pas ceremonisë për 77-vjetorin e Konferencës së Pezës. Në këtë ceremoni kreu i shtetit ishte bashkë me disa përfaqësues të maxhorancës, mes të cilëve kryebashkiaku Erion Veliaj, zv.kryeministri Braçe dhe disa deputetë.

ilir_meta_bashke_me_maxhorancen.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0036120414733887