INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Meta i kthen Kuvendit ndryshimet në Kodin Penal: Rrezik për sigurinë juridike të qytetarëve...

Meta i kthen Kuvendit ndryshimet në Kodin Penal: Rrezik për sigurinë juridike të qytetarëve...

Publikuar më: 15:59 06-08-2019

Presidenti Meta ka rikthyer për rishqyrtim në Kuvend ligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime në Kodin Penal”.

Në argumentet e tij, presidenti Meta shprehet se ky ligj i paraqitur për shpallje në përgjithësi është një akt ligjor me tendencë pozitive, pasi për disa çështje, dispozitat aktuale të Kodit Penal nuk garantojnë parandalimin apo ndëshkimin e duhur të disa veprimeve apo mosveprimeve negative që janë shfaqur në shoqëri, për të cilat është e nevojshme parashikimi i tyre si vepra penale, apo për disa të tjera vlerësohet e nevojshme forcimi i ndëshkimit penal.

Por sipas Metës në kushtet ku ndodhet vendi, pa Gjykatë të Lartë dhe Gjykatë Kushtetuese funksionale, i takon Kuvendit të Shqipërisë që të tregojë kujdesin maksimal gjatë hartimit dhe miratimit të dispozitave të reja në Kodin Penal, pasi kriminalizimi i sjelljeve apo veprimeve në figura krimi, ndërkohë që ende nuk është funksionale trupa gjyqësore që mund të bëjë unifikimin e praktikës gjyqësore në këtë drejtim mund të sjellë si rezultat aplikim të ndryshëm të normës në praktikë, duke krijuar rrezik për cenim të parimit të sigurisë juridike të shtetasve apo dënimin pa ligj.

Article Logic
Execution time: 0.0020210742950439