INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Meta i sigurt, s’ka lindur ende ai që mund të më shantazhojë

Meta i sigurt, s’ka lindur ende ai që mund të më shantazhojë

Publikuar më: 14:39 05-08-2016

Kryeparlamentari Ilir Meta ka folur për proçesin e komplikuar të reformës dhe shantazhet e mundshme politike. E sipas tij nuk kanë lindur ende ata burra që mund ta shantazhojnë.  
në një intervistë për MAPO, Meta thotë se është “trajnuar” nga Berisha që kur ishte 23 vjeç.
“Unë nuk kam kërkuar asnjëherë që të bëhem faktor, por askush nuk më përjashton dot nga angazhimi për stabilitetin e vendit, sidomos kur ky stabilitet cënohet seriozisht. Unë kam deklaruar që në fillim se do të votoj çdo refomë, sipas standardeve të Venecias”, thotë Meta.
 
Për akuzat e ngritura ndër vite ndaj tij, Meta sqaron se: “Nuk ka asnjë çështje ndaj meje. Të gjitha çështjet kanë qenë politike dhe s’kam pasur asnjëherë shqetësim prej tyre. Gjithmonë kam dhënë shembullin se si mund të përballohen me kurajë qytetare e politike edhe procese të tilla. Jam trajnuar nga zoti Berisha që në vitin 1992, kur isha isha 23 vjeç, si i pari deputet opozitar që m’u hoq imuniteti e që kërcënohesha çdo ditë me burg për të ashtuquajturën kryengritje të Poliçanit. Kështu që mua nuk më shqetësojnë aspak akuzat e çështjet që hapen në emrin tim. Nuk kanë lindur ende në këtë botë burra, vendas apo ndërkombëtarë, që të shantazhojnë Ilir Metën si politikan. Unë përulem vetëm para arsyes, të drejtës e të mirës, në politikë, në jetë e në shoqëri”.

Article Logic
Execution time: 0.0038280487060547