INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Meta i thotë jo Edi Ramës. Digjet Sandër Lleshin si ministër i Brendshëm, ç'pritet të ndodhë

Meta i thotë jo Edi Ramës. Digjet Sandër Lleshin si ministër i Brendshëm, ç'pritet të ndodhë

Publikuar më: 19:00 03-11-2018

Për herë të parë në 20 vite një president nuk dekreton një propozim të kryeministrit për bashkëpunëtorët e tij në qeveri.  Eshtë Ilir Meta ai që ka refuzuar të dekretojë propozimin e kryeministrit Edi Rama për ministrin e Brendshëm.

Sander Lleshi nuk dekretohet si pasuesi i Fatmir Xhafës në krye të ministrise së Brendshme.

"Presidenti i Republikës, Sh.T.Z Ilir Meta nuk ka krijuar bindjen e plotë për t'i dhënë besimin kandidaturës së Z.Sandër Lleshaj si ministër i Brendshëm" thuhet në njoftimin për mediat.

Tashmë pas tërheqjes së kandidaturës kryeministri ka dy rrugë.

E para të dërgojë për interpretim në Gjykatën Kushtetuese e cila aktualisht është jashtë funksionit ose të dërgojë një emër të dytë në Presidencë. Por emri i ri nuk mund të jetë në asnjë rast ai i Sandër Lleshit.

Edhe pse kreu i shtetit shfrytëzoi të gjithë kohën që i lejon kushtetuta, Meta ka refuzuar ta pranojë atë në krye të ministrise së Brendshme.

Kushtetuta e vendit i lë Presidentit 7 ditë kohë afat për emërimin e një ministri dhe ky afat skadon mesnatën e sotme e në minutat e fundit Ilir Meta i ka thënë JO gjeneral Sander Lleshit.

Megjithëse kryetari i shtetit pranoi menjëherë dorehëqjen e Fatmir Xhafajt, propozimin e kreut të qeverise për pasardhësin e tij nuk e ka bindur presidentin Meta.

Ky vendim mësohet se ka ardhur edhe pas konsultave qe kreu i shtetit ka zhvilluar me juristë por ka marrë mendime dhe nga institucionet e tjeta ligjzbatuese.

Article Logic
Execution time: 0.0036439895629883