Paralelisht me zgjedhjet parlamentare, do të zhvillohen edhe zgjedhjet për bashkinë e Kavajës. LSI i është futur seriozisht zgjedhjeve për Kavajën dhe synon të marrë bashkinë me kandidatin Maksim Kona. Ish-kreu LSI Ilir Meta, e ka vlerësuar maksimalisht Konën duke u shprehur, se CV-në e tij do e kishte zili edhe një qytet i zhvilluar i Bashkimit Evropian.
“Maksim Kona, figurë e shkëlqyer e shoqërisë civile dhe personalitet me një eksperiencë . Me CV-në që ka Kona do ta kishte zili edhe një qytet i zhvilluar i Bashkimit Evropian. I bindur se me dijet, aftësitë dhe qytetarinë e tij, Maksim Kona do t’i japë drejtim të ri Bashkisë së Kavajës . Kona do të hapë një faqe të re për këtë bashki dhe për qytetarët e Kavajës”, është shprehur Meta.