INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Meta investitorëve Kinezë, ndërtoni hekurudhën që lidh Shqipërinë me Maqedoninë

Meta investitorëve Kinezë, ndërtoni hekurudhën që lidh Shqipërinë me Maqedoninë

Publikuar më: 13:41 19-10-2016

Në ditën e dytë të qëndrimit në Kinë, Kryetari i Kuvendit Ilir Meta ka zhvilluar një takim me disa biznese. Kryeparlamentari shqiptar, me ftesë të Presidentit të korporatës “Poëer Construction Corporation of China”, Yan Zhiyong, vizitoi zyrat qendrore të saj dhe pati një bashkëbisedim me drejtuesit e kompanisë. Kjo kompani ka shtrirë investimet e saj dhe në vendin tonë, ndërsa Ilir Meta kishte një kërkesë të veçantë për drejtuesit e saj.
Sipas njoftimit të zyrës së shtypit të Kuvendit, Ilir Meta kërkoi nga korporata kineze që të shihet me shumë interes edhe ndërtimi i hekurudhës që lidh Shqipërinë me Maqedoninë.
Ilir Meta:
“Ne mirëpresim edhe investime jo vetëm në infrastrukturë, por edhe në bujqësi, turizëm, ku mundësitë janë të mëdha”.

Article Logic
Execution time: 0.0036311149597168