Gjatë intervistës së tij të parë si President i Republikës, Ilir Meta shpjegoi shmangien e takimit me kryeministrin Edi Rama pas betimit në Kuvend.
I ftuar në Top Story, Meta shpjegoi dhe nëse do të ketë kontakte me kreun e qeverisë tani e tutje.
Pati shtrëngim duarsh në Presidencë, por në Kuvend u shmang takimi me Ramën..
Meta e komentoi këtë duke thënë:"E pashë dhe më duket se më pa".
"Nga ora 00:00 kam lënë 25 vitet e mia parlamentare dhe partiake aty ku i nisa dhe absolutisht në këtë detyrë do jem bashkëpunues me të gjithë, se kështu është detyra, është dhe detyrim qytetar, dhe do jem i hapur të bashkëpunoj me Ramën dhe me të gjithë faktorët e tjerë", përfundoi ai.