Presidenti Ilir Meta ka marrë pjesë në Takimin e 23-të Ndërkombëtar të Berlinit.
‘’Privilegj i veçantë të isha i ftuar nderi në Takimin e 23-të Ndërkombëtar të Berlinit mes kolegësh, miqsh dhe udhëheqës të besimeve të vendeve të ndryshme të botës. Paqja dhe stabiliteti janë të pranishme në rajonin tone, e sot kemi mundësinë historike për ta bërë atë të pakthyeshme.Fryma e bashkëpunimit dhe mirëkuptimit të ndërsjelltë në rajonin tonë, duhet të forcohet më tej dhe çështja e emrit të Maqedonisë falë progresit historik të ditëve të fundit të finalizohet sa më parë. Dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë duhet të përparojë drejt një zgjidhjeje përfundimtare të pranueshme për të dyja vendet në të mirë të tyre dhe të vetë rajonit. Vura në pah progresin e bërë nga Shqipëria në procesin e integrimit evropian duke theksuar se jemi optimistë për një vendim pozitiv dhe të rëndësishëm nga Këshilli Evropian për çeljen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian, vendim i cili do të ishte një shtysë inkurajuese për Shqipërinë dhe për të gjithë rajonin në adresimin më të vendosur të prioriteteve kyçe dhe të bashkëpunimit rajonal.’’ ka thënë Meta.