INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Meta: Ju tregoj arsyet pse pakti PD-PS favorizon LSI-në

Meta: Ju tregoj arsyet pse pakti PD-PS favorizon LSI-në

Publikuar më: 20:15 24-05-2017

Presidenti i zgjedhur, Ilir Meta, po flet mbrëmjen e sotme për marrëveshjen Rama-Basha, të arritur pak ditë më parë, që i dha fund zgjidhjes së krizës politike.

Në emisionin “Studio e Hapur”, Meta tha se marrëveshja nuk e penalizon LSI, përkundrazi sipas tij, e favorizon.

“Marrëveshja favorizon LSI. Kjo marrëveshje garanton zgjedhje me opozitën. Ky është rezultat i një angazhimi sistematik i LSI për një kohë të gjatë. Gjithashtu, u krijua një qeveri besimi për të cilën LSI foli për gati dy muaj. Ndjehemi të lehtësuar nga arritja e marrëveshjes. Për fat të mirë, vendi nuk ra në fund të humnerës. Përpjekjet e LSI, të miat dhe të Vasilit kanë qenë të çmuara për kapërcimin e krizës. Marrëveshja penalizon dhe PD dhe PS. Nuk ndodh asnjë penalizim për LSI, sepse ajo nuk është një parti e vogël. Është një garë tërësisht e barabartë mes tre partive. Me rezultatet e vitit 2013 LSI humbi vetëm një mandat, për 200 vota në Elbasan. Në 2015 LSI ka një rritje shumë të ndjeshme, për shkak të punës së jashtëzakonshme”, tha Meta.

Article Logic
Execution time: 0.0033321380615234