INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Meta ka një përgjigje për kritikët:

Meta ka një përgjigje për kritikët: "Vettingu" është vetmja zgjidhje për ata që mendojnë se LSI nuk e do reformën në drejtësi

Publikuar më: 13:45 11-02-2017

Në konventën e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Kreu i kësaj lëvizje, Ilir Meta  ndër të tjera iu ktheu përgjigje kritikëve. Për ata që  mendojnë se LSI nuk e do reformën në drejtësi Meta tha se e vetmja zgjidhje për ta është "Vetingu" .

Meta pohoi se zgjedhjet e 18 qershorit kanë një rëndësi jetike për shqiptarët pasi është vendimtar për hapjen e negociatave me BE.

Kryetari i LSI gjithashtu bëri thirrje që të zbatohet standardi i zgjedhjeve në 18 qershor duke përmendur edhe rëndësinë jetikë që ka vota e lirë. “Të gjithë ata që me keqardhje do t’i quaja sharlatanë apo papagall që përsërisin nëpër ekrane që LSI ka frikë nga reforma, apo nuk e do reformën, po t’u bësh atyre një vetting, do të dalin shumë keq me të, dhe asnjë nuk do ta kalojë. Përveç ndonjërit që ka bindjen e tij mbi bazë të një perceptimi të gabuar. LSI veproi me një vullnet të pashoq për konsensusin.”, tha Meta.

Nga ana tjetër Meta tha se LSI është kundër retorikave fajësuese, pasi sipas tij krijojnë tym dhe mjegull. “Frymën e zgjidhjes së problemeve, dhe jo shtimit të problemeve përmes konflikteve. LSI është për zgjidhje të qëndrueshme që i shërbejnë vendit. LSI është kundër retorikave fajësuese shfajësusue, pasi këto krijojnë tym dhe mjegull, dhe nuk zgjidhin problemet. LSi ka qenë e vendosur për reformën në drejtësi.”, theksoi ai.

Ndër të tjera kreu i LSI tha se do t’i kërkoj Luan Ramës, si përfaqësues në komisionin e reformës zgjedhore që të përpiqet e të shfrytëzoj edhe këtë muaj për zgjedhjet e 18 qershorit.

“Ne e duam Shqipërinë me të gjithë shqiptarët. Është një kënaqësi që të flas sot. Po ta doja që Luan Rama do ta kishte kaq të zjarrtë fjalën, do kisha folur para tij. Për arsye se unë besoj se 18 qershor, aq sa afër aq dhe është larg, se kemi ende sfida ku të përqendrohemi. Duhet të kujdesemi për rezultatin e Shqipërisë në 18 qershor. Kjo është më e rëndësishmja. E di që për ju është sot 18 qershori (duartrokasin) pasi rezultati i Shqipërinë në këtë datë është vendimtar. Rezultati i Shqipërisë në zgjedhjet e 18 qershorit është mjaftë jetim për të ardhmen e vendit tonë dhe për realizimin e të gjitha angazhimeve të mrekullueshme që dëgjuam nga të gjithë kolegët këtu më parë. Standardi i zgjedhjeve dhe legjitimiteti i tyre është shumë i rëndësishëm për stabilitetin e Shqipërisë pas 18 qershorit, pasi rezultati i zgjedhjeve lidhur me standardin e tyre është vendimtar për hapjen apo jo të negociatave drejt BE. Standardi i zgjedhjeve të 18 qershorit është një standard i panegociueshëm për të ardhmen e Shqipërinë në BE, ndaj duhet të kujdesemi më shumë sot për rezultatin që zgjedhjet vendit tonë do marrin në 18 qershor. Do t’i kërkoja edhe kolegut tonë Luan Rama, si përfaqësues në komisionin e reformës zgjedhore që të përpiqemi e të shfrytëzojmë edhe këtë muaj të shtyrë të këtij komisioni. Për të zbuluar klimën para zgjedhjeve, për të bindur qytetarët që vota e tyre do jetë e lirë dhe votën e tyre askush nuk duhet ta blejë. Kjo është një betejë jo vetëm në LSI por dhe në emër të Shqipërisë pas 18 qershorit, pasi e kemi çështje të rëndësishme që lidhet me cilësinë e këtyre zgjedhjeve.”, bëri të ditur Meta.

Teksa u shpreh se situata politike në vend shfaqet konfliktuale, Meta tha se duhet të zbatohet sa më parë reforma në drejtësi, në mënyrë që askush të mos arrijë ta zhbëjë atë.

“Situata politike në vend po shkon drejt një përshkallëzimi, nisur nga situata konfliktuale. Ndaj duhet të vijohet me zbatimin sa më parë të reformës në drejtësi, në mënyrë që as kryeparlamentari që është këtu, dhe askush, të mos arrijë të zhbëjë në kundërshtim me kushtetutën dhe ligjet e miratuara, këtë reformë e cila duhet të prodhojë një drejtësi të besueshme për të gjithë qytetarët shqiptarë.

Edhe unë si kryetar i Kuvendit, deri në ditën e fundit që do jem në këtë detyrë të rëndësishme, dhe grupi parlamentar i LSI, apo përfaqësuesit në të gjithë institucionet, do të jenë të fokusuar në zbatimin me transparencë të kësaj reforme”, tha Meta.

Article Logic
Execution time: 0.0049610137939453