INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Meta kërkoi anulimin e projektit të Unazës së Re, reagon Rama: Ai urren qeverinë

Meta kërkoi anulimin e projektit të Unazës së Re, reagon Rama: Ai urren qeverinë

Publikuar më: 16:33 03-02-2019

Pas qëndrimit të Presidentit Ilir Meta në lidhje me projektin e ‘Unazës së Madhe’ menjëherë ka reaguar dhe kryeministri Edi Rama. Përmes një postimi në Twitter, Rama shkruan se Meta është drejtuesi më serioz i opozitës. Duke argumentuar pikat e ngjashme me opozitën, Rama shkruan se Meta e urren Qeverinë njësoj si ata.

“E vërteta është se IM është drejtuesi më serioz i opozitës.Kushtetutën e lexon njësoj si ata.Qeverinë e urren njësoj si ata.Rrëmujën e uron njësoj si ata.Po ndryshe nga ata,ai i ul vartësit të mbushin çarçafë me dokrra “ligjore” dhe budallallëkut i del për zot pa pikën e galjes”, shkruan ai.

ramastatuss.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0039219856262207