INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Meta: Koalicioni fitore të lehtë, por kjo nuk është çështje force. Me ne edhe PDIU

Meta: Koalicioni fitore të lehtë, por kjo nuk është çështje force. Me ne edhe PDIU

Publikuar më: 12:46 14-04-2017

Në mbledhjen e Komitetit Drejtues të LSI-së, kryetari i saj Ilir Meta ka folur për koalicionin, dhe për qëndrimin që do të mbahet për zgjidhjen e krizës, por natyrisht, sikurse u shpreh ai, "jo duke plotësuar kërkesat e pamundura të opozitës". Meta lëshoi një mesazh të qartë aleatin tij në qeveri, Edi Ramës për të treguar tolerancë përballë opozitës, ndërsa theksoi se koalicioni PS-LSI e ka të lehtë fitoren në këto zgjedhje, pasi PDIU është me ta.
“Në këtë situatë duke qenë të bindur se koalicioni PS-LSI që fitoi para 4 vitesh bindshëm dhe e gjithë KQZ iu la Berishës, pati një klimë jo të lehtë. Unë besoj se një koalicion i tillë e ka më të thjeshtë për të fituar dhe konfirmuar me zgjedhje të qeta, mos harro që tani kemi edhe PDIU. Ndaj nuk duhet parë si çështje force se kush është më i fortë dhe se kush e tërheq litarin më fort. Duhet parë si çështje tolerance”,- tha Meta.
Më tej kreu i LSI tha se kjo forcë politike është gati të sakrifikojë për zgjidhjen e krizës. “Ne jemi gati të sakrifikojmë edhe sikur të iki LSI nga pushteti edhe sikur të ikin ministrat, edhe kur na hoqën, ne nuk patën asnjë humbje. Të bisedojmë zyrtarisht me kryetarin e PS dhe drejtuesit e saj kryesor për situatën, për të vendosur sesi do të vazhdojmë, për të mbyllur një herë e mirë këtë histori. Në Libofshë filloi për herë të parë blerja e votës në kohën kur president ishte Berisha”.-deklaroi Meta duke u shprehur se ata do të garantojnë opozitën se zgjedhjet do të jenë të sigurta. “Ne do të bëjmë përpjekje maksimale (jo për kërkesat e pamundura të opozitës) por që do të sigurohen që zgjedhjet do të jenë të sigurta”-tha ai.

Article Logic
Execution time: 0.0035419464111328