Në një dalje për mediat, Presidenti i vendit Ilir Meta ka deklaruar se ka vendosur te krijojë forumin më të ri ‘’Unë jam arbëresh’’.
Meta shprehet se ky forum është i një rëndësie të veçantë, ai do të përbëhet nga pesë anëtarë dhe do të formësohet në javët në vazhdim.
“Ju njoftoj punën e bërë deri tani për të formalizuar si president në fillim të shtatorit vendimin mbi ngritjen e forumit “Unë jam arbëresh”. Prioritet me rëndësi kombëtare dhe pasuri e paçmuar, kam vendosur ngritjen e forumit Unë jam arbëresh”, në përbërje të së cilës mirëpritet kontributi i disa ministrive dhe institucioneve.
Ky forum ka për qëllim promovimin, nxitjen e aktiviteteve të ndryshime, ruajtjen e gjuhës dhe historisë arbëreshe. Ky forum do zgjedhë anëtarët në mbledhjen e parë. Do përbëhet nga pesë anëtarë.
Puna për formalizimin e këtij forumi do të vazhdojë përgjatë këtyre javëve. Krijimi i këtij forumi është i një rëndësie të veçantë kombëtare, për arsye të gjithçkaje që arbëreshët kanë bërë për të pasur këtë Shqipëri që kemi sot”, tha Meta.