INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Meta ‘’kundër’’ policisë: Sahit Dollapi s’mund të mbahet më në komisariat

Meta ‘’kundër’’ policisë: Sahit Dollapi s’mund të mbahet më në komisariat

Publikuar më: 22:32 11-05-2019

Presidenti Ilir Meta ka reaguar për herë të katërt për situatën e krijuar nga protesta e opozitës së bashkuar.

Këtë herë Presidenti ka dalë në mbështetje të sekretarit organizativ të PD Sahit Dollapi, duke thënë se ai duhet të shoqërohet në spital për ndihmë dhe jo të mbahet në polici.

‘‘Situata para Drejtorisë së Policisë është absurde. Sahit Dollapi duhet të shoqërohet për në spital për të marrë ndihmën e parë për lëndimet dhe jo të mbahet në polici’’, thuhet në reagimin e Presidencës.

Protesta aktualisht është zhvendosur te Drejtoria e Policisë së Tiranës ku kërkohet lirimi i sekretarit Organizativ të PD Sahit Dollapi.

Article Logic
Execution time: 0.0031719207763672