INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Meta lajmëron mbledhjen e parë të KLD. Ja çfarë do diskutohet…

Meta lajmëron mbledhjen e parë të KLD. Ja çfarë do diskutohet…

Publikuar më: 14:39 13-09-2017

Presidenti Ilir Meta ka vendosur të mbajë ditën e premte mbledhjen e parë të Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Ku një vend të posaçëm do të ketë dhe vrasja e gjyqtares Hafizi dhe të gjitha hapat që janë ndjekur për urdhërin e mbrojtjes dhe lirimin e ish bashkëshortit vrasës. Po kështu një tjetër çështje do të jetë dhe diskutimi mbi problematikat që lidhen gjatë zbatimit të ligjit 84/2016, për rivlersimin kalimtarë të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë, pasi siç dihet gjyqtarët që i janë drejtuar Gjykatës Kushtetuese për pezullim dhe shfuqizim të Vettingut për shkak të disa neneve.

Po do të ketë dhe dy zëvendësime.
Nga Bujar Nishani kalon drejtimi i KLD Presidentit Meta dhe Ministri i Drejtësisë nuk do të jetë më ai teknik Bardhi, por do të jetë Ministrja e re Etlida Gjoni.

Article Logic
Execution time: 0.0037529468536377