INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Meta lëshon akuza të forta dhe paralajmëron Ramën: Thirri mendjes, i vure bojën Shqipërisë

Meta lëshon akuza të forta dhe paralajmëron Ramën: Thirri mendjes, i vure bojën Shqipërisë

Publikuar më: 18:33 14-06-2017

Ish- kreu i LSI ka vijuar akuzat e rëndë ndaj kryeministrit Edi Rama.Pavarësisht se kreu i qeverisë nuk i kundërpërgjigjet sulmeve të tij, Meta vijon ta akuzojë Ramën për mënyrën e qeverisjes në këto katër vite. Meta u shpreh se gjatë qeverisjes së Ramës, vendi u mbulua me kanabis. Sipas tij, Rama i vuri “bojën Shqipërisë si Kolumbia e Europës”.

“E mbushi Shqipërinë me drogë. I vuri bojën Shqipërisë në të gjithë Europën”, tha Meta.

Nisur nga dhunimi i një të riu anëtar i LSI nga fshati Zharrëz, Meta tha se ai është qëlluar me lopatë nga një punonjës i PS-së në Albpetrol dhe nga dy rilindas të tejrë të pabesë.

Meta lëshoi akuza të forta ndaj Ramës kur tha se tentoi t’i bënte puç reformës në drejtësi, më pas zgjedhjeve pa opozitën dhe tani është përgjegjës për dhunën duke e nxitur dhe urdhëruar përdorimin e dhunës ndaj forcave të tjera politike.

Fjala e Metës:

Mendjen shpirtin dhe zemrën e kam te një 18 vjeçar. Të cilin një bandill i cili punon në Albetrol, i Patrisë Socialiste, së bashku me dy rilindas të pabesë e kanë goditur me lopatë pse voton LSI-në.

Kjo nuk është rastësi, kjo është pjesë e një skenari ogurzi të kryetarit të Rilindjes, i cili pasi dështoi me puçin për ta kapur Reformën në drejtësi, pasi dështoi të bënte zgjedhje pa opozitën duke u përpjekur të bënte një puç tjetër, na mori, na korruptoi Lulushin për ta përdorur kundër zgjedhjebe.

Pas këtij mitingu do nisem për në Zharrëz dhe në fier, përgjegjësinë e ka Edi Rama dhe e ka personale. Është ai dhe vetëm ai përgjegjës për frymëzimin e dhunës, që përdorin kriminelët, paratë e drogës, dhunën dhe frikësimet për ata që votojnë LSI-në apo çdo forcë tjetër që nuk i pëlqen ati.

Ndaj dua t’i them meqë nuk ka vënë mend akoma, thirri mendjes përpara se të jetë shumë vonë. Nuk vë dot dorë mbi të rinjtë dhe të rejat e Shqipërisë, as ai dhe as ai tjetri që në 96’ u arratis në Greqi me fustan grash. E di mirë trimërinë e atyre unë.

Fati i Markosit në Filipine dhe i Markovicit në Rumani do tju duket lule.

Ju jap fjalën e malësorit dhe të skrapalliut, nuk ka vrimë për Edi Ramën, nuk ka frikë ku të fshihet.

Article Logic
Execution time: 0.004072904586792