INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Meta letër Kryeprokurorit Llalla pas akuzave me Donald Lu

Meta letër Kryeprokurorit Llalla pas akuzave me Donald Lu

Publikuar më: 11:09 03-02-2017

Pas akuzave dhe kundërakuzave mes Ambasadorit te SHBA-së, Donald Lu dhe Kryeprokurorit Adriatik Llalla lidhur me shortin e KED-së, burime të IN Neës bëjnë me dije se kreu i Kuvendit Ilir Meta i ka dërguar një shkresë këtij të fundit. Në shkresën e kryeparlamentarit Meta thuhet se kreu i Kuvendit kërkon një qëndrim institucional të kryeprokurorit për shortin e hedhur për Këshillin e Emërimeve në Drejtësi. Në letër thuhet se kryeparlamentari do të mbajë një qëndrim publik mbi këtë çështje, në moment që ai do të ketë në dorë dhe ëprgjigjen e kryeprokurorit.
Në letër thuhet:
“Ambasadori i SHBA-së, Donald Lu akuzoi dje Prokurorin e Përgjithshëm, Adriatik Llalla për cenimin e frymës Kushtetutës lidhur me kandidaturat e paraqitura nga kryeprokurori për shortin e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, duke propozuar vetëm tre emra për tre vende që duhet të hidheshin me short.
Kryetari i Kuvendit, z. Ilir Meta i ka kërkuar me një shkresë në rrugë zyrtare institucionit të Prokurorisë së Përgjithshme qëndrim institucional lidhur me procesin e përzgjedhjes së kandidaturave dhe respektimin e kritereve në përputhje me Kushtetutën dhe ligjin.
Pas përgjigjes së Prokurorisë së Përgjithshme mësohet se Kryetari i Kuvendit, z. Meta do të mbajë një qëndrim publik”.
Ndërkohë paraditen e sotme, Prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla ka zhvilluar një takim me kryetarin e Kuvendit Ilir Meta. Takimi në kryesinë e Kuvendit zgjati gati 30 minuta

Article Logic
Execution time: 0.0034549236297607