INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Meta, letër partive për një tjetër seancë të jashtëzakonshme në parlament[FOTO]

Meta, letër partive për një tjetër seancë të jashtëzakonshme në parlament[FOTO]

Publikuar më: 10:39 12-04-2017

Përmes një letre të qartë Kuvendi i Shqipërisë njofton për një tjetër seancë të jashtëzakonshme pas asaj të djeshmes. Zyra për mediat e Parlamentit të Shqipërisë ka njoftuar për seancë në datën 18 prill, ditën e martë të javës tjetër.

Për këtë arsye, kreu i Kuvendit Ilir Meta ka bërë thirrje dhe u ka dërguar një letër krerëve të grupeve parlamentare për të sjellë propozimet për dy anëtarët e komisioneve ‘Ad Hoc’ në lidhje me procesin e Reformës në Drejtësi për verifikimin e figurave të Prokurorëve dhe Gjyqtarëve. Propozimet për kandidatët duhet të dërgohen deri në datën 13 prill pra deri ditën e nesërme. E në ora 18 të datës 18 do të mblidhen deputetët në kuvend për të votuar këto propozime. Që me shumë të ngjarë dhe këtë herë pa praninë dhe votat e opozitës.

lerta_e_metes.jpg

meta_leter_2.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0036818981170654