INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Meta: LSI është e vetmja rrugë për të ecur përpara

Meta: LSI është e vetmja rrugë për të ecur përpara

Publikuar më: 11:40 18-06-2017

Edhe pse ditë e dielë, fushata elektorale është bërë edhe më intensive.

Lëvizja Socialiste për Integrim organizoi një takim me banorët e Manzës, ku kandidatët për deputetë të qarkut Durrës prezantuan programin elektoral të LSI-së.

I pranishëm në këtë takim ishte edhe Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, i cili theksoi në fjalën e tij se Shqipërisë i duhet një politikë e mençur që e nxjerr vendin nga ky lloj stanjacioni.

Për Metën, e vetmja rrugë për të ecur përpara dhe për t’i dhënë Shqipërisë një frymëmarrje të re demokratike, ekonomike, shoqërore është LSI.

“Drejtimi i ri është LSI, parti që mban fjalën, parti që kujdeset për njerëzit, parti që është kundër përçarjeve kundër konflikteve. Na duhet një politikë e mençur, na duhet një politikë jo për televizione e jo për të bërë lajme, por një politikë që e nxjerr vendin nga ky lloj stanjacioni. E vetmja rrugë për të ecur përpara, e vetmja rrugë për t’i dhënë Shqipërisë një frymëmarrje të re demokratike, ekonomike, shoqërore është LSI”, deklaroi Meta.

Ndërsa, kryesuesi i listës së kandidatëve për deputetë të LSI në qarkun Durrës, Lefter Koka, u shpreh se LSI ka përfaqësuar forcën politike që ka dëshira për të zgjidhur problematikat dhe se 25 qershori është një datë shumë e rëndësishme dhe do të bëjë ndryshimin e madh për të ardhmen e fëmijëve të Shqipërisë.

“Unë besoj ajo që ka përfaqësuar LSI në këto vite është dëshira për të zgjidhur problematikat. Nëse nuk di të dëgjosh dhe të komunikosh, nuk mund të gjesh as zgjidhje. Boll të kesh dëshirën e mirë për të punuar. A mundet sot në një vend evropian në vitin 2017 të flasësh për tepsi . 25 qershori është një datë shumë e rëndësishme dhe do të bëjë ndryshimin e madh për të ardhmen e fëmijëve tanë”, tha ndër të tjera kandidati i LSI-së, Lefter Koka.

Article Logic
Execution time: 0.0035419464111328