Kryetari i LSI-së, Ilir Meta mori pjesë në Konventën Zgjedhore të Njësisë 1, në Tiranë nga ku i dha përgjigje akuzave të opozitës, për skenare të qeverisë me qëllim për të mbajtur peng zgjedhjet. Meta deklaroi se pas 26 vjetësh gjithë kjo urrejtje është një gjë e papranueshme ndërsa u shpreh se avantazhi i LSI në këto zgjedhje është durimi strategjik dhe nervat e çelikta. Ai shtoi se “LSI është për njerëzit, qëndron për njerëzit, për punësimin e tyre, për përfshirjen e tyre, është për bashkëpunim me ta”.