INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Meta: Mazhoranca kujdes sepse Opozita s’ka çfarë humbet

Meta: Mazhoranca kujdes sepse Opozita s’ka çfarë humbet

Publikuar më: 20:31 06-04-2017

Arsyet se përse Ilir Meta kërkon dialog mes Kryeministrit dhe lidershipit demokart për t’i dhënë fund krizës politike në Shqipëri, kreu i LSI i ka sqaruar në një intervistë televizive. I bindur se e majta del fituese në zgjedhjet e 18 qershorit, kreu i LSI thotë se shumica duhet të ketë kujdes në sjelljen e saj me opozirën.

"Shpresoj qe te dy palët të ulen dhe vendi të shkojë në zgjedhje që ne meritojmë  dhe  t’i japim fund një sage zgjedhore. Mazhoranca e ka përgjegjësinë për drejtimin e vendit, ndersa në planin pragmatik nuk duhet të ketë shqetësim për krijimin e zgjedhjeve me standarte.  Ne kemi të dhëna për një fitore bindesë, ndërsa opozita nuk ka çfarë të humbë. Ndaj duhet të bëjmë kujdes. Pa opozitën nuk ka legjitimitet një proces".

Stabilieti politik është jetik për stabilitetin e vendit theksoi Kreu i LSI.  Kjo,  në këtë moment delikat për vendin siç është zgjedhja e presidentit dhe ajo e intitucioneve të reja të drejtësisë. E një kolaps i tillë sipas Metës do të kishe të tjera probleme për mbarë vendin.

"Jemi në një moment delikat, sepse ky moment qellon me një moment të rëndësishëm sic është zgjedhja e presidentit por jo vetëm kaq por dhe zgjedhja e institucioneve të reja. E kjo mund të fusë në kolaps të gjuthë vendin e që do të ketë kosto shumë e madhe  për vendin", tha Meta. 

Article Logic
Execution time: 0.0024569034576416