INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Meta mbron kryeprokurorin Llalla: Zbatoi Kushtetutën, një kokë e çmendur të gjithë i çmend

Meta mbron kryeprokurorin Llalla: Zbatoi Kushtetutën, një kokë e çmendur të gjithë i çmend

Publikuar më: 19:19 03-02-2017

Pas debatit të kryeprokurorit Adriatik Llalla dhe ambasadorit Donald Lu, ka reaguarpër herë të parë kryeparlamentari Ilir Meta, i cili ka sqaruar akuzat e Lu rreth listët së kandidatëve të prokurorisë për KED se janë zgjedhur pa transparencë apo jo. 

Duke përdorur një gjuhë diplomatike dhe duke i treguar i kujdesshëm që deklarata e tij të mos konsiderohet si përfshirje në konfliktin Llalla-Lu, Meta ka lexuar fillimisht ligjin për Këshillin e Emërimeve në Drejtësi dhe më pas është shprehur se Prokuroria e Përgjithshme ka qenë korrekte në këtë proces.

“Ne kërkuam informacion nëse në Prokurorinë e Përgjithshme dhe Prokuorinë e Apelit ishte shmangur konkurrenca dhe transparenca. Bazuar në përgjigjjen zyrtare, në Prokuorinë e Përgjithshme ishte vetëm një kandidat që kishte përfunduar shkollën e magjistraturës, njësoj si në Prokurorinë e Apelit ishin vetëm dy prokurorë që kishin mbaruar këtë shkollë. Asnjë prokuror nuk ka shprehur ankesë. Nuk është detyra e Kuvendit të verifikojë kriteret e kandidatëve. Por sot kemi kërkuar në mënyrë zyrtare të dhëna shtesë nga prokuroria, për të qenë më të qartë. Prokuroria ka zbatuar në mënyrë korrekte ligjin që ka miratuar Kuvendi, në asistencë me EURALIUS dhe OPDAT”, deklaroi Meta.

Kreu i Kuvendit theksoi se askush në Shqipëri nuk mund të pengojë reformën në drejtësi, ndërsa konfliktit Llalla-Lu ai iu përgjigj me disa vargje të Dritëro Agollit: “Në vendin tim dhe në vendin tënd, një kokë e çmendur të gjithë i çmend”.

Pavarësisht interesimit të gazetarëve, Meta refuzoi të tregonte se kush ishte “koka e çmendur” në këtë situatë.

Article Logic
Execution time: 0.0035679340362549