Presidenti Ilir Meta është takuar me Presidentin e Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, George Tsereteli dhe Sekretarin e Përgjithshëm të saj, Roberto Montella, takim të cilin e ka quajtur shumë konstruktiv.
Në faqen e tij në facebook Meta thekson se, “Shqipëria duhet të reflektojë dhe përfaqësojë vlerat dhe parimet më të mira të OSBE”. “Takim shumë konstruktiv me Presidentin e Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, George Tsereteli dhe Sekretarin e Përgjithshëm të saj, Roberto Montella. Kryesimi i Rradhës i OSBE-së nga Shqipëria në vitin 2020 është përgjegjësi dhe arritje e madhe. Shqipëria duhet të reflektojë dhe përfaqësojë vlerat dhe parimet më të mira të OSBE. Kemi besim tek mbështetja dhe bashkëpunimi i Asamblesë Parlamentare të OSBE”, shkruan kreu i shtetit.