INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Meta me zyrtarin e KE: Optimist për plotësimin e 5 prioriteteve

Meta me zyrtarin e KE: Optimist për plotësimin e 5 prioriteteve

Publikuar më: 14:18 10-10-2017

Në një takim që zhvilloi në presidencë, me drejtorin e Përgjithshëm për Politikën e Fqinjësisë dhe Negociatat e Anëtarësimit në Komisionin Evropian, Christian Danielson, kreu i shtetit Ilir Meta Meta është shfaqur optimist për plotësimin e 5 prioriteteve për në BE. Lajmi është bërë publik nga zyra e shtypit, ndërsa thuhet se në këtë takim u diskutua dhe për reformën në drejtësi dhe atë zgjedhore. Sipas njoftimit, Presidenti Meta theksoi rëndësinë që ka përmbushja e 5 prioriteteve të Komisionit Evropian për hapjen e negociatave të anëtarësimit dhe u shpreh optimist për plotësimin në kohë të tyre.
Ai nënvizoi gjithashtu se pritshmëritë legjitime të qytetarëve shqiptarë dhe investimi i madh evropian dhe amerikan për reformën në drejtësi duhet të njohin përparim cilësor dhe të shpejtë në ngritjen e plotë dhe funksionimin efikas të organeve që do të bëjnë rivlerësimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Presidenti Meta theksoi gjithashtu rëndësinë që ka nisja në kohë e reformës zgjedhore në Kuvendin e Shqipërisë, për të trajtuar me seriozitet dhe në mënyrë gjithëpërfshire të gjitha shqetësimet dhe rekomandimet që ngrihen në raportin e OSBE/ODIHR-it.

Article Logic
Execution time: 0.003835916519165