INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Meta merr vendime të rëndësishme? Paralajmëron  ndryshime nga Vlora

Meta merr vendime të rëndësishme? Paralajmëron ndryshime nga Vlora

Publikuar më: 13:38 11-03-2017

Ndërkohë që në media po flitet për një largim të ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri dhe ristrukturim të qeverisë pas “presionit” të opozitës nga çadra e protestës, kreu i LSI-së Ilir Meta në një takim nga Novosela e Vlorës është shprehur se duhet të marrin vendime të rëndësishme “bazuar në dashurinë për vendin” e përgjegjshmërinë për të ardhmen.

“Ne politikanët shqiptarë duhet të marrim vendime të rëndësishme . Vendime bazuar në dashurinë për vendin e përgjegjshmërinë për të ardhmen e tij. Jo vendime bazuar në urrejtjen ndaj njëri-tjetrit dhe filozofinë e përjashtimit”, ka thënë kreu i Kuvendit.

Meta shoqërohej në Novoselë nga Sekretari i Përgjithshëm i LSI, Endrit Braimllari dhe Prof. Shezai Rrokaj, anëtar i kryesisë së LSI.

Article Logic
Execution time: 0.0035388469696045