Në ditën e dytë të vizitës së tij në Athinë, Kryetari i Kuvendit Ilir Meta zhvilloi një takim me komunitetin shqiptar që jeton dhe punon prej vitesh aty. Kryeparlamentari Meta, gjatë këtij bashkëpunimi u ndal në çështje që ende nuk janë zgjidhur mes të dy vendeve. Për këtë çështje Kryeparlamentari Meta ka këtë sygjerim.
Ilir Meta:
“Natyrisht ka edhe çështje që i takojnë të kaluarës, që janë të mbartura dhe është e nevojshme të zgjidhen, por është e rëndësishme që këto çështje të ngrihen në një frymë konstruktive, që të mos mungojë zhvillimi i gjithanshëm i marrëdhënieve dhe interesave midis dy vendeve tona, dhe besoj që në këtë drejtim, po ecet dhe do të ecet akoma edhe më mirë”.