INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Meta në KLD:  Përqëndrim maksimal për Vettingun

Meta në KLD: Përqëndrim maksimal për Vettingun

Publikuar më: 11:06 15-09-2017

Mblidhet për herë të parë Këshilli i Lartë i Drejtësisë nën drejtimin e Ilir Metës.

Meta përveç dikutimeve për dhunën në familje pas përfundimit të mbledhjes, në një prononcim për mediat Presidenti dhe njëkohësisht kreu i KLD-së Ilir Meta foli për ligjin e vettingut.

Mbledhja përfundoi me një kohë të shpejtë, që do të thotë se vullneti për bashkëpunim, për të plotësuar të gjitha detyrimet që ka ky institucion deri në krijimin e institucioneve të reja kushtetuese është maksimal dhe në kuadër të përshpejtimit të zbatimit të reformës në drejtësi dhe sidomos të zbatimit të ligjit të Vetting-ut, por njëkohësisht edhe në drejtim të përballimit të sfidave që ka funksionimi aktual i sistemit gjyqësor, që natyrisht ka vështirësitë e veta drejt kalimit në një sistem plotësisht të ri. Besoj se këto do të bëhen publike, sepse diskutimet në KLD bëhen publike por ky është proces plot sfida dhe vullneti është maksimal për të bashkëpunuar me institiucionet e reja të vetingut dhe EURALIUS dhe OPDAT që asistojnë këtë proces”, tha z. Meta.

Article Logic
Execution time: 0.0034568309783936