INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Meta në OKB: Presim vendim pozitiv për hapjen e negociatave

Meta në OKB: Presim vendim pozitiv për hapjen e negociatave

Publikuar më: 15:39 28-09-2018

Presidenti Ilir Meta deklaron se Shqipëria mbetet e angazhuar për përmbushjen e reformave për hapjen e negociatave të anëtarësimit me BE. Në fjalimin e tij në Sesionin e 73-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, ku temë e debatit të përgjithshëm është “Shndërrimi i OKB-së në një organizatë të lidhur e të përshtatshme për të gjithë popujt”, Meta u shpreh:
“Ndërsa presim një vendim pozitiv në të ardhmen për të hapur negociatat e pranimit me Bashkim Europian, ne mbetemi të përkushtuar për të ecur përpara dhe pa vonesë me reformat e brendshme në fusha kyçe. Ne gjithashtu e konsiderojmë përparësinë e Bashkimit Europian për bashkëpunim të hapur rajonal si një politikë të domosdoshme”-u shpreh kreu i shtetit shqiptar.

foto_meta_1.jpgGjatë fjalës së tij, Meta u shpreh se Shqipëria ka kontribut në forcimin e paqes e sigurisë në botë dhe se është e angazhuar për stabilitetin dhe integrimin e gjithë Ballkanit në strukturat euro-atlantike. “Ndërsa presim një vendim pozitiv në të ardhmen për të hapur negociatat e pranimit me Bashkim Europian, ne mbetemi të përkushtuar për të ecur përpara dhe pa vonesë me reformat e brendshme në fusha kyçe. Ne gjithashtu e konsiderojmë përparësinë e Bashkimit Europian për bashkëpunim të hapur rajonal si një politikë të domosdoshme”, shtoi Meta.

Article Logic
Execution time: 0.0033359527587891