INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Meta në Presidencë dy fjalë edhe për Nishanin: E falenderoj për qëndrimin e ekuilibruar

Meta në Presidencë dy fjalë edhe për Nishanin: E falenderoj për qëndrimin e ekuilibruar

Publikuar më: 18:47 24-07-2017

Pas betimit në Kuvend, Presidenti i ri i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta mbajti fjalën e tij nga Presidenca ku u prit nga Bujar Nishani.

Meta falenderoi ish-Presidentin Nishani, për kontributin e tij dhe për punën e bërë në këto 5 vite.

“Një vlerësim kam për qetësinë dhe qëndrimin e ekuilibruar të Nishanit, me të cilin kam bashkëpunuar në shumë rrethana të vështira. Shteti shqiptar ka përgjegjësinë e një populli me vlera madhore. Të jesh në krye të këtij shteti, është më shumë se përgjegjësi para Kushtetutës, por para historisë së këtij kombi. Sapo u betova duke u angazhuar që të gjitha aftësitë e mia politike do të jenë në ruajtje të tolerancës e bashkëjetesës.

Gjithnjë ja ka vlejtur të mos kursehesh për të gjetur se çfarë na bashkon. Jam besnik i palëkundur i dialogut dhe konsensit. Demokracia është jetike për një vend si yni. Demokracia e ka dimension jetik lirinë e medias, si liri e të shprehurit të shoqërisë. S’mund të ketë demokraci të shëndetshme pa shoqëri aktive. Shqipëria evropiane që duam kërkon cilësi të lartë mendimi, që nuk arrihet pa përfshirje të botës akademike universitare. Aspirata e madhe evropiane nuk mund të vlerësohet me rritje të vogla përqindjesh ekonomike, apo me statistika sa do optimiste janë ato,” tha Meta.

Article Logic
Execution time: 0.0035390853881836