Gjatë qëndirmit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kryeparlamentari Ilir Metaj është pritur në takim nga Kryetari i Komisionit të Ligjeve dhe Procedurave në Kongresin Amerikan, Pete Sessions. Sipas njoftimit të shpërndarë për mediat nga zyra e shtypit e Kuvendit, bëhet e ditur se gjatë këtij takimi Sessions ka thënë se Donald Trump do të bashkëpunojë ngushtë për t’i forcuar edhe më tej marrëdhëniet mes SHBA-ve dhe Shqipërisë. Gjatë këtij takimi pjesë e diskutimit është bërë dhe reforma në drejtësi. Kongresmeni Sessions vlerësoi miratimin konsensual të reformës në drejtësi dhe vendosmërinë e kryeparlamentarit Meta për arritjen e konsensusit të plotë.
Pete Sessions:
“SHBA mbështet angazhimin e Shqipërisë në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Një Amerikë më e fortë kërkon një Shqipëri të fortë. SHBA, e bindur se bashkëpunimi me shqiptarët forcon Shqipërinë dhe rajonin. Krenar që jeni sërish për vizitë në SHBA për të riafirmuar marrëdhëniet e mira mes dy vendeve dhe për t’i çuar ato më përpara”.
Ndërsa nga ana e tij kryeparlamentari Meta ka theksuar se shqipëria mbetet e palëkundur në zbatimin e plotë të reformës në drejtësisë, e kjo sipas tij do të arrihet përmes procesit të Vettingut.
Ilir Meta:
“Shqipëria e vendosur në implementimin e reformës në drejtësi përmes Vetting-ut. Ne mbështetemi te SHBA-të dhe do të punojmë për të forcuar edhe më tej marrëdhëniet mes dy vendeve tona. Vizita juaj e ardhshme në Shqipëri do të shërbejë për të përforcuar partneritetin strategjik midis SHBA-ve dhe Shqipërisë”.