INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Meta nga Lezha, erdha me eskortë të mbroj votën[VIDEO][FOTO]

Publikuar më: 12:17 25-06-2017

Presidenti i zgjedhur, Ilir Meta ka shkuar në Lezhë, menjëherë pas dhunës kundrejt anëtarit të LSI-së. Ai tha se gjithkush ndjehet i pambrojur e për këtë arsye ka shkuar e vetë atje me gjithë eskortën për të mbrojtur votën e lezhjanëve nga bandat e Rilindjes. Bashkë me Metën ishte dhe djali i dhunuar.

"Do t’i thoni gjithë popullit të Lezhës se ka ardhur Ilir Meta me gjithë eskortën e vet, me gjithë miqtë e vet për të mbrojtur votën dhe dinjitetin e lezhjanëve. Të ngrihen të gjithë për të dërrmuar bandat e Rilindjes, bandat e drogës dhe bandat që duan të vjedhin votën, dinjitetin dhe të ardhmen e lezhjanëve dhe të fëmijëve të Lezhës," tha Meta.

metacunin.jpg

 

DEKLARATA E METËS:

Ngjarja ka ndodhur 70 metra larg qendrës së votimit në mes të ditës ku ka patur mjaft dëshmitarë. Dushku ka qenë i shoqëruar nga Gjovalin Tushaj dhe një person tjetër. Tre bandit me armë kërcënojnë e dhunojnë aktivistët e LSI që të qëndrojnë të nënshtruar, meqë kryesadistit nuk i dalin 45 mandate nga villneti i lirë i shqiptarëve. Kam ardhur këtu në Lezhë se i kam dhënë fjalën lezhjanëve se do dal e ta mbroj nga bandat e Haki drogës. Tani do shkoj me Florianin në prokurori që të merren masa serioze, që të ndjekin çështjen e policisë së lezhës, pasi policia mban përgjegjësi për mosveprimet e saj, ka  qëndrime partiake. Është qëlluar dy herë nga dy armë të ndryshme.  I bëj të ditur çdo qytetari të Lezhës të më njoftojë menjëherë këtu bashkë me eskortën time për ti treguar vendin banditëve që nuk ua tregon policia e drogës. Për ëdo humbje që shkaktohet nga dhuna, pikë gjaku që derdhet janë vetëm dy përgjegjësit, kryesadisti dhe Haki droga. Do marrin përgjegjësi që nuk u ka shkruar kurrë në mendje, në rast se do ketë një viktimë.

Kam njoftuar edhe Ministrin ne Brendshëm, nuk do presim vëzhguesit OSBE-ODIHR, por burrat e Lezhës të ngrihen në këmbë sepse vendi po jep verdiktin e vet. Prandaj janë tërbuar zagarët e kryesadistit nëse, pasi u ka thënë nëse nuk mbushni kutitë nesër do përfundoni në burg. Orët e drejtësisë do nisin që nesër, kam thënë do ketë surpriza, nuk do presim 9 qershorin. Mua këtu me keni deri sa të mbarojë procesi i votimit. Nesër kryesadistin e keni të shtrirë përtokë, mbaroi historia. 

Article Logic
Execution time: 0.0036749839782715