INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Meta nga një ceremoni fetare, atdhedashura e Bektashizmi të pandarë[VIDEO]

Publikuar më: 14:45 22-08-2017

Presidenti Ilir Meta ka marrë pjesë në festën bektashiane, në Malin e Tomorit. Ai ka duke marrë shkas nga ceremonia fetare ka shpërndarë dhe mesazhe dashurie.
Meta gjatë fjalës së tij u shpreh se bektashizmi dhe atdhedashuria janë një dhe të pandara.

Fjala e Metës:
“Në 25 vite ripërtërija e traditave ka ardhur edhe më shumë në një progres dhe sot mirënjohja shkon për përpjekjet titanike të të ndjerit Kryegjyshit të atëhershëm Baba Reshatit, por edhe të të Kryegjyshit të sotëm, Baba Edmond Brahimajt. Ky vend ka nevojë për përmirësimin e infrastrukturës, këtu vijnë besimtarë të të gjitha besimeve dhe shumë turistë.
Theksoj se bektashizmi ka vlera të jashtëzakonshme për kontributin që ka dhënë historikisht për të vaditur me dashuri dhe përkushtim rrënjët e atdhedashurisë. Bektashizmi dhe atdhedashuria janë një dhe të pandara. Ne jemi sot këtu për të kujtuar sakrificat dhe modelin, frymëzimin e Abaz Aliut, luftëtar i dinjitetit dhe lirive, që edhe sot vazhdon të frymëzojë. Ata përfaqësojnë një fuqi hyjnore dhe të mbinatyrshme për të frymëzuar besimtarët për të luftuar për vlerat më të mira njerëzore”.

Presidenti u surprizua dhe nga një dhuratë që i dha, Baba Edmond Brahimaj.
Në Malin e Tomorit, sipas traditës bektashiane bëhet rituali për të vizituar tyrben, lutjet, ndezja e qirinjve therja e kurbanit.
Besimtarët dhe jo vetëm shkojnë për pelegrinazh. Ata janë jo vetëm nga Shqipëria por edhe trojet etnike shqiptare e nga Diaspora.

Article Logic
Execution time: 0.0017960071563721