INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Meta: Nuk bëjmë asnjë kompromis me…

Meta: Nuk bëjmë asnjë kompromis me…

Publikuar më: 08:25 07-09-2019

Presidenti, Ilir Meta është kthyer 11 vite më parë, kohë kur drejtonte Lëvizjen Socialiste për Integrim. Dje LSI-bëri 15 vjet që nga themelimi.

Në thelb të fjalimit qëndronte fakti se parimi për ndarjen e pushteteve është jetik, duke marre shkas nga marrëveshja e PS-PD në 21 prill të 2008, ku u ndryshua Kushtetuta dhe në atë kohë Meta hyri në grevë urie.
“Ne nuk mund të pranojmë dhe nuk do të bëjmë asnjë kompromis me atentatin kushtetues të 21 prillit. Sepse për ne parimi i ndarjes së pushteteve është i shenjtë, jetik. Është vetë vija ndarëse midis demorkacisë dhe diktaturës”, thuhet në fjalimin e Metës, ndërsa ai shton: “Edhe sot më e vërtetë dhe aktuale se 11 vite më parë!”, shkruan Meta, duke shtuar se, "Edhe sot më e vërtetë dhe aktuale se 11 vite më parë!"

Ndërkohë, data 21 prill është data kur kryeministri i atëhershëm, Sali Berisha dhe Edi Rama në opozitë firmosën ndryshimet kushtetuese që janë kundërshtuar nga LSI e ku është parë shpesh burimi i krizave politike në vend.

Article Logic
Execution time: 0.0035288333892822