INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Meta nuk dekreton kontratën për ndërtimin e rrugës Milot-Balldren: Cënim i financave të shtetit

Meta nuk dekreton kontratën për ndërtimin e rrugës Milot-Balldren: Cënim i financave të shtetit

Publikuar më: 16:45 08-08-2019

Presidenti i Republikës, Ilir Meta nuk ka dekretuar ligjin për kontratën Partneritet Publik-Privat për ndërtimin e autostradës Milot-Balldren.

Meta ka vendosur që ligjin ta rikthej për shqyrtim në Parlament.

Një njoftimin e presidencës thuhet se kontrata e lidhur mes autoritetit kontraktor dhe operatorit ekonomik është formalizuar përgjatë një procesi aspak transparent ndaj publikut dhe pa një bazë ligjore për negocimin e çmimit të saj.

Mungesa e një vlerësimi të qartë ekonomik sipas presidentit krijon rrezik për cenim të financave të shtetit.

“Presidenti Meta ka dekretuar kthimin për rishqyrtim në Kuvend të ligjit nr. 52/2019 “Për miratimin e kontratës së koncesionit/PPP ndërmjet Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, si autoriteti kontraktor, shoqërisë “ANK”, sh.p.k., si koncesionari, dhe shoqërisë “Bardh konstruksion”, sh.p.k., si shoqëria koncesionare, për projektimin, ndërtimin dhe mirëmbajtjen e segmentit rrugor Milot–Balldren” thuhet në dekret.

Article Logic
Execution time: 0.0016701221466064