Kryministri gjatë bisedës të dhënë në studio, ka folur edhe për mospjesëmarrjen e Ilir Metës në zgjedhjet e 18 qershorit.
"PS as nuk e mendon fare se mund ta ndalojë dikush të shkojë në zgjedhje. Kush do të vijë në zgjesdhje, vjen në zgjedhje. Kush nuk do të vijë, nuk vjen.
Në çadër janë për një arsye shumë të fortë.: frika nga zabtimi i reformës në drejtësi.
Ata ndoshta kanë qëllim ta çojnë Shqipërinë drejt një destabilizimi.
Si Kryeministër , si jo Kryeministër unë i flas gjërat siç janë.
Megjithatë nuk mendoj se Ilir Meta nuk do hyjë në zgjedhje. Unë dhe PS nuk llogarisim kush hyn dhe kush jo në zgjedhje. Kjo është vendimmarrje personale e gjithësecilit"", u përgjigj Rama.