Presidenti Ilir Meta i ka dhënë një tjetër mesazh kryeministrit Edi Rama. Ashtu siç e cilësoi dje, reformën në drejtësi si 'Ramaforma', sot kreu i shtetit ka një përgjigje për këtë.
"Timonieri ynë ka timon por s'ka frena, dhe si i tillë shquhet për “krijimtari” të papërmbajtshme", shprehet Meta, duke iu drejtuar Ramës.
"Mirëmëngjes të dashur qytetarë!
Reforma apo Ramaforma? Kjo është çështja. Po çfarë është Ramaforma? Përgjigje e thjeshtë: Zbatimi ”krijues” i Reformës.Timonieri ynë ka timon por s'ka frena, dhe si i tillë shquhet për “krijimtari” të papërmbajtshme.
Pas pak po e nisim me Kryereformën në drejtësi meqënëse pas pak ditësh nisim festimet për 3-vjetorin e miratimit të saj me 140 vota, duartrokitje dhe puthje të papërmbajtura", përfundon presidenti, teksa publikon edhe një foto të vjetër me Ramën.