INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Meta nuk ia ka dekretuar ende largimin nga posti i ministrit, Ditmir Bushati tregon arritjet e tij!

Meta nuk ia ka dekretuar ende largimin nga posti i ministrit, Ditmir Bushati tregon arritjet e tij!

Publikuar më: 21:43 10-01-2019

Ministri në largim i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati në pritjen e organizuar për ambasadorët e akredituar në Shqipëri, ka përmbledhur arritjet e institucionit të Ministrisë nën drejtimin e tij. Bushati në fjalën e tij u shpreh që Shqipëria ka bërë hapa para në diplomaci.

“Dua shkurtimisht të them dy fjalë në lidhje me sfidat dhe arritjet e 2018 dhe të shpreh mirënjohjen e thellë për bashkëpunimin që kemi vendosur ndër vite së bashku. Për herë të parë pas shumë vitesh falë reformave, Shqipëria mori sinjalizimin për antarësimin në BE.

Në 2018 ne filluam punën përgatitore me komisionin europian. 2018 shënoi edhe momente të rëndësishme përsa i përket strategjisë diplomatike të 2018.

Arritja e dytë është në fushën e sigurisë në arenën ndërkombëtare. Shqipëria ishte vendi i fundit i antarësuar në KSBE e cila u shndërrua më pas në OSBE.

Natyrisht që për një vend që ka qenë një vend konsumator i BE, kjo nuk është arritje e vogël. Në 2019 dhe 2020, Shqipëria do ta vërtetojë njëzëri mbështetjen e kësaj organizate. Unë dua t’i falënderoj për mbështetjen. Pavarësisht diferencave të kryeministrit të Greqisë dhe Shqipërisë ka ecur mirë.

Së treti kemi mbështetur rrugën e dialogut mes Serbisë dhe Kosovës, që synojnë fillimin e bashkëpunimit rajonal. 2018 shënoi arritje edhe përsa i përket diplomacisë ekonomike. Ne kemi hedhur disa hapa diçizivë në këtë drejtim.

Së fundmi dua të shpreh falënderime nga zemra, për të gjithë vendet që kanë statusit e partnerit strategjik, sepse paqja dhe mirëkuptimi është e vetmja rrugë që mund ta çojë Ballkanin përpara. Dua ta mbyll me fjalën e Papa Francçeskut me lulën e brishtë në shkëmbijtë e thepisur, sepse ashtu është edhe paqja në rajon”, u shpreh Bushati.

Article Logic
Execution time: 0.0037240982055664