INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Meta nuk përjashton koalicionin PD-LSI,  reagon edhe Basha

Meta nuk përjashton koalicionin PD-LSI, reagon edhe Basha

Publikuar më: 21:50 20-06-2017

Kreu demokrat, Lulzim Basha, ka dhënë mendimin e tij për një koalicion të mundshëm mes PD dhe LSI pas 25 qershorit. Pas Ilir Metës, i cili nuk e përjashtoi një koalicion të tillë, duke vlerësuar Bashën, ky i fundit ka thënë se PD do të qeverisë me një plan Shqipërinë dhe me ekzekutimin e këtij plani nuk ka asnjë kompromis.
“Nuk do të ketë asnjë kompromis. Ne nuk do të bëjmë kompromise në kurriz të asaj që shqiptarët presin dhe meritojnë. I vetmi plan që e garanton këtë, dhe në fakt i vetmi plan në fushatë, është programi ynë ekonomik”, thotë Basha.
E mohoni në mënyrë kategorike një marrëveshje apo një koalicion pas zgjedhor me LSI?
“Unë kërkoj dhe kam bindjen se shqiptarët do të votojnë PD, koalicionin tonë opozitar për të zbatuar këtë plan ekonomik, i vetmi plan në fushatë. Nuk është se e mohoj. Unë pres që PD të qeverisë vendin pas 25 qershorit dhe të zbatojë planin ekonomik”, këmbëngul Basha te emisioni “Studio e Hapur”.

Article Logic
Execution time: 0.0034389495849609