Presidenti i Republikës, Ilir Meta pas pushimeve të verës ka dalë para gazetarëve, teksa që në nisje të fjalës së tij tha se “pas pushimeve të gjata, ndoshta edhe të pamerituara dhe mysafirëve që kemi pasur, mendova të zhvilloj këtë konferencë me ju, përfaqësuesit e medias”.
Më shumë u ndal tek Delegacioni i Venecias, për të cilët Meta tha se ka përgatitur një raport që për hir të transparencës do të jetë edhe online për të gjithë.
“Që prej së hënës do të jetë publik ky raport” – tha Meta. Ndërsa foli edhe për datën 11 tetor, për të cilën tha se nuk është një datë e rëndësishme. Për të e rëndësishme është data 13 tetor, teksa i mëshoi faktit se nuk ka bërë asnjë shkelje të Kushtetutës
“Nuk kam bërë asnjë shkelje dhe se bashkë me 13 tetorin si datë e rëndësishme është edhe 18 tetori” – tha Meta.