INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Meta pas dorëheqjes: Takime me Bashën në çdo moment

Meta pas dorëheqjes: Takime me Bashën në çdo moment

Publikuar më: 10:38 29-04-2017

 Kreu i Kuvendit Ilir Meta nuk ka pritur datën 23 korrik kur do të jetë zyrtartarisht kreu i shtetit por ka dhënë që sot dorëheqjen nga të gjitha funksionet në LSI dhe nga raporti partiak me PS-në e Edi Ramën.

Këtë Meta e ka thënë në një konferencë për shtyp nga Kryesia e Kuvendit ndërsa është shprehur i gatshëm edhe njëherë për dialogun me opozitën.

“Që nga nesër kur të mos kem asnjë angazhim si kreu i LSI do takohem me Bashën në çdo moment, dhe do takoj Nishanin e të gjithë ish presidentët e vendit me eksperiencë për të kërkuar kontributin e të gjithëve që të krijojmë një klime demokracie në vend. Nga nesër nuk jam kryetar i LSI, nuk jam në asnjë forum dhe jam i angazhuar të takohem me Bashën e çdo përfaqësues të opozitës që ka dëshirë”, tha Meta.

Article Logic
Execution time: 0.0037908554077148