INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Meta pas takimit me Ramën:  Do t’i drejtohemi PPE-së për zgjidhjen e ngërçit, morëm këto vendime…

Meta pas takimit me Ramën: Do t’i drejtohemi PPE-së për zgjidhjen e ngërçit, morëm këto vendime…

Publikuar më: 10:56 15-04-2017

Pas takimit me Ramën, kreu i Parlamentit Ilir Meta ka treguar sot disa prej vendimeve që u morën gjatë takimit me kryeministrin Edi Rama. Asnjë vendim për koalicionin por vendime në favor të zgjidhjes së ngërçit politik dhe zhvillimit të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

“Dëshiroj të theksoj se qëllimi kryesor i këtij takimi ishte rritja e përpjekjeve tona për të garantuar paprekshmërinë e votës së qytetarëve shqiptarë si themel i bashkëjetesës.

Konfirmuan vullnetin për të nisur një dialog pa kushte që tani me opozitën dhe drejtuesit e saj legjitimë. Së dyti kemi vendosur të vazhdojmë procedurat kushtetuese për zgjedhjen e presidentit të ri por pa paraqitur asnjë emër, apo asnjë kandidaturë, pa dialoguar dhe pa bërë përpjekjet për konsensus me opozitën edhe pse kjo maxhorancë ka gati 90 vota në parlament.

Së treti duke e kuptuar vështirësinë e opozitës për të pasur besim sepse, çështja e mosbesimit është evidente dhe kjo është arsyeja përse dialogu ende nuk ka nisur kemi vendosur t’i drejtohemi zyrtarisht PPE ku dhe PD është anëtare që të asistojë sa më shpejt të jetë e mundur në këtë dialog në mënyrë që ky ngërç të marrë fund sa më shpejt dhe vendi të shkojë drejt zgjedhjeve të lira, të qeta, demokratike dhe të ndershme dhe po kështu edhe procesi i integrimit evropian dhe reformave të jetë i suksesshëm, dua të theksoj rolin shumë të rëndësishëm që PPE ka luajtur përgjatë kësaj periudhe në mbështetje të integrimit evropian të Shqipërisë”, tha Meta.

Article Logic
Execution time: 0.0034201145172119