INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Meta për Ramën: Është përgjegjës për drogën, ka sëmundje të pashërueshme dhe as socialistët nuk e besojnë

Meta për Ramën: Është përgjegjës për drogën, ka sëmundje të pashërueshme dhe as socialistët nuk e besojnë

Publikuar më: 21:55 06-06-2017

Ilir Meta ka shpërthyer si kurrë më parë me akuza ndaj kryeministrit Edi Rama. Në studion e Channel One, Meta tha se Rama është i vetmi përgjegjës për kanabizimin e vendit.

Më tej, Presidenti i zgjedhur shtoi se ka qenë kundër zgjedhjes së Saimir Tahirit në krye të Ministrisë së Brendshme, dhe se kjo ishte një zgjedhje personale e Ramës.

“Droga është përgjegjësi e Ramës. Zgjedhja e Saimir Tahirit ka qenë personale e tij. Ai tha që nuk ka njeri tjetër të besuar. Ndaj dhe përgjegjësinë për drogën e ka vetëm Rama”, tha Meta.

Ish-kreu i LSI ka hedhur një akuzë mjaft të rëndë ndaj kryeministrit dhe kryesocialistit Edi Rama.

Meta tha se Rama ka një sëmundje të pashërueshme dhe socialistët nuk e besojnë më atë.

Më tej, ai bëri thirrje që ky aventurier të mos lejohet më të shkatërrojë Shqipërinë.

“Ai ka një sëmundje të pashërueshme dhe socialistët nuk e besojnë më atë. Nuk mund të lejojmë asnjë aventurierë të shkatërrojë Shqipërinë. Unë nuk kam më ndërmend të bëj koalicion me ndonjë”, deklaroi Meta.

 

radio TV

 

Të fundit

Kryesore

LIKE Shqip Top 10

poll
Article Logic
Execution time: 0.0049540996551514