INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Meta përgatitet për zgjedhje, propozon masa ekstreme për ata që do tentojnë të  blejnë votën

Meta përgatitet për zgjedhje, propozon masa ekstreme për ata që do tentojnë të blejnë votën

Publikuar më: 15:22 08-10-2016

LSI-ja ka filluar emërimin e koordinatorëve në qarqe për zgjedhjet e 2017-ës. Kryetari i saj Ilir Meta ka qënë vetë në Vlorë ku ka prezantuar si koordinator politik të qarkut të Vlorës, ministrin Sokol Dervishaj dhe koordinator rrethi, profesorin Shezai Rrokaj.

Kryetari i LSI, Ilir Meta, i pyetur për një reformë zgjedhore, ka deklaruar : "ne mbështesim zbatimin e plotë të rekomandimeve të OSBE-ODIHR-it për të garantuar transparencë maksimale, zgjedhje të standardeve më të larta evropiane dhe të pakontestueshme."

Në këtë këndvështrim, Meta tha se duhen masa ekstreme "për të dënuar të gjithë ata të cilët do të tentojnë të cenojnë votën e qytetarëve shqiptarë, ta kushtëzojnë atë, ta fotografojnë atë, ta blejnë atë dhe ta manipulojnë atë. Kjo është mjaft e rëndësishme dhe me këtë frymë, në këtë drejtim duhet të punojmë të gjithë për ta kurorëzuar këtë reformë."

I pyetur se ç'nënkuptonte me masa ekstreme, Meta vërejti se "masa ekstreme do të thotë të parashikohen sanksione shumë më të forta dhe më të rënda për të gjithë këto fenomene që unë përmenda deri më tani."

Deklarata u bë nga Fieri, gjatë inaugurimit të rehabilitimit të kanalit vaditës Vjosë-Levan ku ai ishte i pranishëm bashkë me ministrin e Bujqësisë.

Article Logic
Execution time: 0.0035829544067383