INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Meta: President konsensual, përndryshe...

Meta: President konsensual, përndryshe...

Publikuar më: 21:58 06-04-2017


Jemi në prag të zgjedhjes së kreut të shtetit ndërsa klima politike në Shqipëri është teje e tensionuar. Në këtë situatë kreu i LSI Ilir Meta përjashtoi mundësinë e zgjedhjes së tij në krye të shtetit por thekson se është e domosdoshme zgjedhja e një presidenti konsensual. Ky institucion sipas kreut të LSI do të ishte pozitiv edhe për zgjidhjen e krizave politike ndaj është i domosdoshëm zgjedhja e tij në mënyrë konsensuale.
Ilir Meta:
"Unë do të drejtoj LSI në zgjedhje. Nuk kam asnjë emër por duhet një standart, sepse roli i presidentit është sakatuar. Por kjo figurë të jetë konsensuale që të ndihmojë për dialogun politik. Ne na duhet një president sa më konsensual përndryshe ai do të jetë një institucion i parëndësishëm, duhet një figurë e gjithëpranuar në mënyrë që palët të shkojnë atje për çështje të caktuara".

Article Logic
Execution time: 0.0033559799194336